Kalifornia regjistron temperaturën më të lartë në 90 vitet e fundit

Kalifornia regjistron temperaturën më të lartë në…

Një stacion meterologjik në një shkretëtirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka regjistruar temperaturën më të lartë në sipërfaqen e tokës në 90 vitet e fundit.

Të dielën paradite temperatura në Luginën e Vdekjes në Kaliforni të SHBA shënoi 54.4 gradë Celcius, megjithatë Shërbimi Kombëtar Meterologjik i SHBA tha se kjo ishte një matje paraprake dhe se ishte e nevojshme të bëhej një konfirmim zyrtar.

Në rast se temperatura konfirmohet, atëherë ajo do të jetë më e larta që prej korrikut të vitit 1931, kur Tunizia shënoi një temperaturë prej 55 gradë Celcius në Kebili.

Në vitin 1913 në Luginën e Vdekjes është regjistruar temperatura më e lartë në historinë e planetit tokë: 56.7 gradë Celcius, ndërsa temperatura më e lartë në Europë, sipas Organizatës Botërore Metorologjike, është 48 gradë Celcius, regjistruar më 10 korrik të vitit 1977 në Athinë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit