Kalim i paligjshëm i emigrantëve kundrejt pagesës, i riu nga Tirana nuk i shpëton dot policisë

Kalim i paligjshëm i emigrantëve kundrejt pagesës,…

Një 35-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Maliqit pasi po transportonte 5 shtetas të huaj drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Gjatë shoqërimit për në komisariat, i riu i identifikuar me inicialet A.B., ka kundërshtuar forcat e pòlicisë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në afërsi të fshatit Zboq, u kap duke transportuar me mjetin tip “Suzuki” pesë shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.

35-vjeçari, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit