Kalimi drejt Greqisë/ Pas Kakavijës, radhë kilometrike edhe në Kapshticë

Kalimi drejt Greqisë/ Pas Kakavijës, radhë kilometrike…

Jo vetëm në Kakavijë. Radhë kilometrike të shqiptarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë ka edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Pala shqiptare po punon me 5 sportele, 4 në dalje dhe 1 në hyrje, ndërsa pala greke është duke punuar me 3 sportele.

Radhët e gjata janë krijuar për shkak të situatës së pandemisë dhe kushteve që do të vendosë Greqia nga data 16 gusht, ku do të rikthejë karantinën për udhëtarët.

Gjithashtu, shkak për radhët kilometrike është bërë edhe fundjava, si dhe festa greke “Shën Mëria”.

Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit