Kall@shnikovi jo vetëm një a'rmë... prezantohet super-flaidi për lundrime luksoze

Kall@shnikovi jo vetëm një a’rmë… prezantohet super-flaidi…

Kompania e njohur Kallashnikov nuk është vetëm një prodhuese armësh për ushtrinë. Më 9 qershor në kantierin “Vimpel”, “Grupi Kallashnikov” hodhi në ujë nga doku i thatë modelin më të ri të anijes së pasagjerëve me krahë nënujor ose të njohur edhe si flajde, që quhej “Kometa 120M”.

Kjo anije fluturuese është modeli më i ri dhe më i sofistikuar, i njësisë së tretë SPK të ndërtuar në këtë sipërmarrje.

“Kometa” e cila kap një shpejtësi deri në 65 km/h, mund të transportojë deri në 120 persona në një “fluturim” me kushte tejet komode dhe moderne. Kjo lloj anije shpejtësie, krijohen të gjitha kushtet komode për udhëtarët në sallonet e klasit ekonomik dhe të biznesit, me sistem kondicionimi dhe materiale moderne vibruese.

Në bordin e kësaj superanije ka ndenjëse të njëjta me ato të bordit të një avioni me tavolina të palosura dhe poltrona që shtrihen për një qëndrim sa më komod.

Çdo poltron ka lidhje USB, Wirles, Hi-Fi, si dhe foletë për karikimin e pajisjeve celulare.

Anija është e pajisur edhe me sallonin e ngrënies me tryeza të rehatshme, bar, televizor etj. Dhomat e bagazheve ofrojnë rafte me rripa për sigurimin e mirë të bagazheve të pasagjereve. Anija është e pajisur edhe me një veshje të dyfishtë për mbrojtjen nga zjarri, si dhe me sistem automatik dhe manual fikjeje.

Pas zbritjes së “Kometës” në ujë, kompania do të duhet të kalojë edhe testet e forta të lundrimit si dhe testet e shpejtësisë të cilat do të kryhen në Detin e Zi.

Më herët një linjë me anijet e shpejta të tipit “Kometa 120 M”, ka shërbyer përgjatë rrugës ujore Sevastopoli-Yalta, e hapur në vitin 2018. Gjatë dy periudhave të lundrimit të vitit 2018-2019, këto anije të shpejta transportuan në bordet e tyre më shumë se 60 mijë udhëtarë./Përgatiti: Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”9″ display=”basic_imagebrowser”] 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit