Kalo thirrje qytetarëve: Virusi nuk zhduket, në vjeshtë do të rikthehet sërish

Kalo thirrje qytetarëve: Virusi nuk zhduket, në…

Mjeku Tritan Kalo ka folur rreth idesë se COVID-19 do zhduket në verë dhe do rishfaqet sërish në vjeshtë. Në një intervistë në Report TV, Kalo u shpreh se virusi nuk do zhduket, por do të ketë një rishfaqje, duke shtuar se në këtë kohë do jemi më të mbrojtur pasi populluta do ketë më shumë imunitet.

Për sa i përket agresivitetit të virusit, Kalo tha se do jetë njësoj si tani, prandaj bëri thirrje që të gjithë të kenë kujdes maksimal.

Në verë kemi disa infeksione që kalohen shpesh në plazh dhe kanë si simptoma gripi. Me ardhjen e vjeshtës do të riaktivizohen, dhe pa dyshim midis tyre nga tamponet që do të merret, detyrimisht do të jetë i pranishëm edhe COVID-19. Nuk do të jetë një rikthim, por një rishfaqje i këtij virusi. Është i njëjti virus, nuk është më agresiv. Mendoj që shfaqja e këtij visuri nuk do të jetë më agresiv, hapësia kohore nga 13 maj deri në shtator, ka disa muaj dhe kontaktet sporadike do të na ndihmoj që të kemi më imunitet“, tha Kalo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit