Kaloi 40 vite në burg për vrasje, ADN-ja zbulon pafajësinë e amerikanit

Kaloi 40 vite në burg për vrasje,…

Një amerikan kaloi 40 vite në burg pasi akuzohej për një vrasje që nuk e kreu. Ai është liruar pasi testet e ADN-së dëshmuan se ai ishte i pafajshëm.

Maurice Hastings, 69 vjeç, kreu më shumë se 38 vjet burg në Kaliforni për vrasjen e Roberta Wydermyer në 1983 dhe dy tentativa për vrasje.

Ajo që i ka ndodhur zotit Hastings është një padrejtësi e tmerrshme,” tha Gascon.

Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjnë të humbasim besimin në një bindje, është detyrimi ynë që të veprojmë me shpejtësi”, shtoi ai.

Në vitin 2000, ai kërkoi testin e ADN-së për të vërtetuar pafajësinë e tij, por kërkesa fillimisht u refuzua.”Në qershor u zbulua se provat e ADN-së nga koha e vrasjes përputheshin me një burrë që vdiq në vitin 2020 ndërsa vuante dënimin për një rrëmbim dhe përdhunim të veçantë”, tha zyra e prokurorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit