Kaloni shumë orë në ditë në ambiente të mbyllura? Disa mënyra si të mbani larg virúsin

Kaloni shumë orë në ditë në ambiente…

Teksa vjeshta po afron, njerëzit do kalojnë akoma më shumë kohë në vende të mbyllura.

Ventilimi mund të jetë thelbësor në évitimin e korónavirúsit.

Shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se përveç higjienës personale, duhet të mendojmë dhe për ajrin që thíthim në shkolla apo zyra.

Nëse hyn në një dhomë dhe ndjen ajër të réndë, diçka nuk shkon me ventilimin.

Nuk ka mjaftueshëm ajër të pastër, çka rrit shanset e inféktimit.

Kërkimet e fundit tregojnë se në hapësirat e kufizuara mund të ketë transmetim nga ajri të virúsit.

Në vendet e punës, ku qëndrohet edhe për shumë orë, duhet të thithet një sasi e madhe ajri të pastër.

Pra nëse një vend pune është i mbushur plot dhe ajri është i réndë, thjeshtë ikni që atje.

Ajri i kondicionuar është i mirëpritur në verë, por duhet kontrolluar lloji i njësisë.

Ata më të thjeshtët, thjeshtë riqarkullojnë ajrin. Ky nuk është problem nëse do të hysh e të dalësh shpejt në një ambient të tillë, por rréziku rritet nëse duhet të qëndrosh me orë.

Në ndërtesat moderne, ku dritaret janë të mbyllura, si mund të marrësh ajër të pastër? Atje varesh nga sistemet e ventilimit dhe ekspertët këshillojnë maksimumin e injéktimit të ajrit të pastër nga jashtë.

E rëndësishme është të pastrohen edhe filtrat.

Në një spital në SHBA, kërkuesit gjetën gjurmë korónavirúsi pikërisht tek këta të fundit. Ekspertët këshillojnë kujdes edhe nga rrymat.

Nëse dikush ulet pranë një dritareje të hapur, dhe është i inféktuar, ai mund t’ia përcjellë virúsin të tjerëve pas tij, që era që fryn nga dritarja, i prék.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit