Arrestohet në Sarandë 44-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, pasi ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin kundrejt pagesës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. R., banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.
Dyshohet se në vitin 2022, në afërsi të fshatit Luzat, në Tepelenë, fill pas konstatimit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, shtetasi në fjalë ka braktisur automjetin e tij “Benz” me të cilin transportonte kundrejt pagesës (250 euro për person) shtatë emigrantë nga Saranda drejt Malit të Zi.
Shtetasi iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.