
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kalimit ilegal të kufirit.
Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:20.
“Fsh. Merdar 08.05.2025 – 10:20. Janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.