Kaluan rrugën mes për mes makinave, 78 këmbësorë gjobiten brenda 24 orëve në Tiranë

Kaluan rrugën mes për mes makinave, 78…

Policia Rrugore ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Shkeljet janë evidentuar edhe përmes pamjeve të filmuara me dron.

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren për të evidentuar dhe ndëshkuar këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve që kanë kaluar rrugën në vende të palejuara, pa përdorur vendkalimet e përcaktuara për ta.

Në pamjet e filmuara me dron, shfaqen këmbësorë që kapërcejnë karrexhatën mes automjeteve, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Për këtë shkelje, gjoba është 1 mijë lekë të reja (10 mijë lekë të vjetra).

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit