“Kam babain në gjendje të rëndë”/ Gjykata lë në burg të riun që grabiti postën private

“Kam babain në gjendje të rëndë”/ Gjykata…

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Ordis Molla, i cili grabiti një postë private. 27- vjeçari ka treguar para togave të zeza arsyen pse kreu grabitjen me thikë të një filiali të një poste private te rruga “5 Maji” në kryeqytet.

I riu ka thënë se ka babain në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër se ku ti gjente paratë për kurimin e tij. 

“Kam babain në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet se është shprehur Molla.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje në mesditë në rrugën “5 Maji”, ku Molla mori 400 mijë lekë të reja, 940 euro dhe 40 paund te filiali i Postës Private dhe u largua me motor. 

Ai u vendos në pranga disa orë pas ngjarjes. Mbi të riun rëndojnë akuzat “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit