“Kam bidon benzine me vete”/ Banorët e Bërxullës paralajmërojnë: Protesta do marrë përmasa ekstreme

“Kam bidon benzine me vete”/ Banorët e…

Banorët e Bërxullës shprehen se janë të vendosur nuk do të heqin dorë nga protestat e tyre, sa i takon projektit Thumanë-Kashar, që sipas tyre nuk ka transparencë. Sakaq ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me vlerën e tregut, në të kundërt protesta do të marrë përmasa serioze. Madje një prej protestuesve tha se kishte bidon me benzinë me vete.

 “Sot jemi në mëshirë të fatit, pas asnjë lloj mbrojtje. Kjo protestë do marrë përmasa ekstreme. Të fillojmë dialogun. Të vijnë të ulen. Si do bëhet akomodimi i këtyre banorëve. Ku do shkojnë? Janë me fëmijë të vegjël. Banesat i kemi ndërtuar me gjak. Janë pasuruar vetë dhe s’duan t’ia dinë fare, kam shishe benzine me vete”, u shpreh ajo.

Ndërkohë një tjetër banore e revoltuar uroi që  këto dëme iu kthefshin në pasoja të gjithë qeveritarëve. Sakaq, ajo tha se shteti po i shkel me këmbë, por ata nuk lëvizin nga aty derisa të vendoset çka është e drejtë.

Duke theksuar se ata janë familje të varfra sa nuk sigurojnë dot ilaçet, dhe qeveria po iu jep dorën e  fundit drejtë shkatërrimit.

Nuk do ushqehen këta banorë. Ky shtet paska qenë vetëm për të vjedh. Vdekshin të gjithë ata që janë ë qeveri. U dalshin zorrët rrugëve që kanë bërë. Ju falënderoj ju mediat. Vetëm kryeministri ynë nuk po e dëgjon. Shteti jonë na ka shkel dhe po na shkel me këmbë. Unë këtu do rri, nuk dorëzohem. Shtet kot. shteti shqiptar ka ikur ne drejtim të paditur. Ky shtet po na vret po ne nuk dorëzohemi. Çka nuk jam mirë por do të rezistoj. Vetëm me ilaçe, po të vish në shtëpinë time, vetëm farmaci. Shteti shqiptar le ti ve gishtin kokës”, tha një tjetër banore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit