“Kam dalë përditë, nuk më ka ardh ai mikrobi”, pensionistët mbushin sheshin: Nuk kemi frikë!

“Kam dalë përditë, nuk më ka ardh…

Ashtu si të shtunën edhe dita e sotme do të jetë e lirë për pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Këtë të diel të gjitha bizneset, përfshirë këtu edhe farmacitë dhe ushqimoret, do të jenë të mbyllura.

Të moshuarit janë të lirë të dalin deri në orën 10:00, për t’ua lënë më pas “radhën” prindërve me fëmijë deri në 14 vjeç.

Ndërkohë që gjatë një vëzhgimi nga Fax News në sheshin “Shtraus”, pensionistët janë grumbulluar, duke shijuar edhe kohën e mirë, ndërkohë që tregojnë se nuk ndihen të friksuar nga COVID-19.

“Kam dal perdite. Nuk më ka ardhur ai mikrobi. Muk ka gjë se grip ka ra përherë. Se kam provuar, por nuk kam frikë shumë. Në shtëpi nuk rri kurrë unë se skam ndenjur ndenjëherë kaq mbyllur.

Ne kemi nevojë të dalim. Bëjmë dy javë pa dalë. Nuk kemi frikë, kemi qendruar në shtëpi të izoluar. Po ndodhi nuk kemi çfarë të bëjmë po ne shmangemi.- u shprehën pensionistët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit