“Kam marrë goditje në kokë”, flet aktivistja Kurti: Policia duhet të na kishte paralajmëruar 3 herë, nuk i përkas asnjë partie

“Kam marrë goditje në kokë”, flet aktivistja…

Aktivisja Ira Kurti, e cila ishte një prej 14 të shoqëruarve në protestën e së shtunës në sheshin Skënderbej, në një lidhje me skype për Fax Neës ka treguar se ka marrë goditje në kokë, si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e policisë.

Kurti tha se policët janë thjesht zbatues të urdhërave që nxirren nga eporët e tyre, dhe gjëja më minimale që duhet të bënin, ishte të paralajmëronin tre herë me megafon, dhe të thonin që tubimi ishte i paligjshëm.

“Unë jam e bija e Safet Kurtit, që është plagosur në luftë, gjyshi im ka luftuar në luftën e parë Botërore, kam pak shqetësime akoma, se kam marrë goditje në kokë. Unë nuk bëj pjesë në asnjë parti politike, jam thjesht një atdhetare dhe një qytetare që kërkoj të respektohen të drejtat e njeriut.

Për mua ky është një moment historik për Shqipërinë, në fillim nuk më është lënë që të flisja, unë iu thashë që jam shtetase e huaj, që të më lironin, nuk dua unë skandale, duhet të kuptojmë edhe një gjë, polici merr urdhëra dhe zbaton urdhëra. Nuk ka mundësi një punonjës i policisë që të analizojë sesa i drejtë është një ligj apo jo.

Ata duhet të kishin paralajmëruar tre herë me zë se ne ishim duke bërë tubim të paligjshëm, mund të na e thonin paqësisht se ne duhej që të shoqëroheshim. Kam shkuar në spital pas komisariatit, unë dua që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, unë luftoj për barazi për të gjithë. Policia me njerëzit civil duhet të komunikoj, nuk mund të më trajtojë mua sikur të isha një person që kisha kryer më herët krime.

Unë jam ekonomiste, sulmi që më është bërë mua është që tiu them njerëzve që jam gënjeshtare, dhe se nuk kam pasur mesatare 10. Ka pasur sulme të shumta ndaj meje, në rrjetet sociale, kërkojnë që të ulin figurën time, duke më quajtur edhe prostitutë”, tha Kurti gjatë bisedës. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit