"Kam mbështetjen e Alibeajt", Luçiano Boçi shpall kandidaturën për Bashkinë Elbasan

“Kam mbështetjen e Alibeajt”, Luçiano Boçi shpall…

Luçiano Boçi ka shpallur kandidaturën e tij për primaret. Ai do të garojë si kryetari Bashkisë së Elbasanit. Boçi u shpreh se ka mbështetjen dhe dakordësinë dhe të grupit tjetër të PD që nuk mbështesin Sali Berishën.

Më tej ai u shpreh, se ka patur kontakte të vazhdueshme më grupin e Alibeajt. Ai tha se do të arrijnë fitoren në Bashkinë e Elbasanit.

“Grupimin tjetër unë e artikulova, kam dhe dakordësinë e tyre, nuk është deklaratë formale. Kontaktet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme e kontaktet e mia personale do jenë të vazhdueshme për të realizuar atë fuzionim të gjitha forcave tona që i kemi pasur dikur, i kemi e do i shtojmë që të arrijmë objektivin e fitores në Bashkinë e Elbasanit”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit