"Kam mijëra euro borxh për rrugëtimin", rrëfimi prekës i emigrantit shqiptar që e dëbuan

“Kam mijëra euro borxh për rrugëtimin”, rrëfimi…

Vetë rrugëtimi, Artanit i ka lënë mijëra paund borxh dhe i vjen keq. Ai tani beson se kushdo tjetër që mendon për një udhëtim të tillë do të ishte më mirë të mos largohej fare.

“Unë nuk kërkova azil, u thashë se jam emigrant ekonomik”, tha Artani. “Na dhanë qese plastike me gjërat tona, më thanë nesër në mëngjes do të mbërrini në Tiranë”.

Ndryshe nga shumë shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në MB me varka të vogla, ai u dëbua shpejt në Shqipëri me një fluturim.

Ai u kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 £ (4,169 dollarë) për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja.

“Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë të mos filmonim asgjë dhe as të mos pini cigare pasi drita do të mund të na ‘spiunonte’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit