Ervin Salianji është një prej figurave më aktive në Partinë Demokratike, ku shpesh ka qenë në krye të disa prej betejave dhe denoncimeve më të forta.
Por çuditërisht, vendi i tij si kandidat në PD, nuk është i sigurtë, pasi nuk mori “OK” nga Komisioni i ngritur nga sleia Blu.
Por a do të largohet nga PD, nëse nuk e kandidojnë për deputet?
“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar, nuk kam marrë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo ta vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush”, tha Salianji.
I pyetur nëse Komisioni i Venecias foli në favor të Ramës, Salianji tregoi instrumentin e vetëm që kishte opozita në parlament.
“Sot Komisioni i Venecias dhe institucionet ndërkombëtare po thonë në rresht që është gabim, por s’kemi instrumentat ta heqin. I vetmi instrument që kishim në parlament ishte që me 28 deputetë shkonim në Gjykatë Kushtetuese. Fakti që Gj. Kushtetuese nuk ke, ne ishim thuajse fasadë e një regjimi”, tha Ervin Salianji.
Burimi Gazeta SHQIP