“Kam tokën në Peshkopi, por nuk ndërtoj dot shtëpi: Landfilli i mbeturinave na nxiu jetën”

“Kam tokën në Peshkopi, por nuk ndërtoj…

Një qytetar nga Peshkopia i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e mbetjeve dhe situatën pranë landfillit të qytetit.

Sipas tij, pavarësisht se zona e landfillit është e rrethuar nga një mur i lartë betoni, kjo nuk e pengon erën e rëndë të mbeturinave të përhapet në të gjithë zonën përreth.

Qytetari, i cili ka tokën e tij pranë landfillit, thotë se ndotja dhe aroma e rëndë e mbetjeve po e pengojnë të ndërtojë një shtëpi në vendlindjen e tij.

Pse duhet të ndërtoj apo të blej shtëpi në Tiranë, kur kam tokën time në Peshkopi? Kam vendlindjen, tokën, pemët dhe malet, por përballë kam edhe mbeturinat e landfillit”, shprehet qytetari.

Ai thotë se situata është shqetësuese dhe se problematika nuk lidhet vetëm me erën e rëndë, por edhe me kushtet e zonës pranë landfillit.

Sipas banorit, në këtë pjesë të qytetit mezi kalohet edhe me makinë, ndërsa për të ndërtuar një shtëpi dhe për të jetuar aty, situata bëhet edhe më problematike.

Mezi kalohet me makinë, e jo më të kesh shtëpi këtu apo fëmijë”, shprehet ai.

Banori thotë se dëshira e tij është të ndërtojë dhe të jetojë në vendlindje, aty ku ka tokën e tij dhe ku zona rrethohet nga pemë e male. Por, sipas tij, prania e landfillit dhe era e mbeturinave e bëjnë të vështirë këtë zgjedhje.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve dhe për kushtet në landfill, duke kërkuar që të merren masa për situatën e krijuar në zonën përreth.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit