“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”, kriza ekonomike dhe depresioni shuan familjen italiane

“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do…

“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”, një telefonatë e tillë mbërriti në numrin e policisë italiane nga ana e një burri të moshuar ditën e djeshme. Kur mbërritën në shtëpinë në Carpiano, një komunë e vogël në jug të Milanos, nga ku kishte ardhur telefonata, ekipet e emergjencës nuk bënë gjë tjetër veçse konstatuan që ajo që telefonuesi i kishte thënë, ishte e vërtetë.

Në shtëpi u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Një 70-vjeçar italian, Salvatore Staltari, bashkëshortja e tij 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, Catherine Panis dhe vajza e çiftit, Stefania Staltari vetëm 15 vjeçe. Ngjarja tragjike ndodhi në shtëpinë e familjes në Francolino. Sipas asaj që shkuan e përditshmja Corriere della Sera, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, e më pas vetëvrasja e 70-vjeçarit, i cili përdori një pistoletë që e kishte pa leje.

Autori i dyshuar i ngjarjes la pas edhe një tekst, në tentativë për të shpjeguar aktin e tij makabër, që tanimë është në dorë të autoriteteve policore. Nga të dhënat e para, mësohet se familja po përballej me probleme ekonomike. Po ashtu, 70-vjeçari, i cili kishte precedentë penalë në të shkuarën, raportohet se vuante nga depresioni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit