“Kam vrarë mamin”/ Detaje rrëqethëse nga dëshmia e 21-vjeçarit shqiptar në Itali

“Kam vrarë mamin”/ Detaje rrëqethëse nga dëshmia…

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Itali, ku 21-vjeçari shqiptar Eduart Xhani vrau me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre në Chiari të Brescias.

Gjatë marrjes në pyetje, e cila është zhvilluar në repartin e psikiatrisë në spital, i riu ka konfirmuar krimin e rëndë, ndërsa ka pohuar se fillimisht kishte tentuar t’i jepte fund edhe jetës së tij, por pa mundur ta realizonte.

Detajet tronditëse nga ngjarja:

  • Pa motiv të qartë: Krimi ndodhi rreth orës 21:00, teksa nënë e bir ndodheshin në kuzhinë. Pa asnjë grindje apo tension të dukshëm në dukje, 21-vjeçari ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë në fytyrë dhe kraharor. Përgjigjet e tij para hetuesve kanë qenë kaq të paqarta, saqë pas dërgimit fillimor në burg, u bë i detyrueshëm transferimi i tij në spital për vlerësim psikiatrik.
  • 10 orë në arrati me rroba me gjak: Pas krimit, i riu – i cili njihej si njeri i mbyllur dhe nuk kishte precedentë penalë – u largua nga banesa. Për gati 10 orë ai ka lëvizur me makinë nëpër Brescia e Cremona, në errësirë dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ende i veshur me rrobat e ndotura nga gjaku i nënës.
  • Vetëdorëzimi në komisariat: Rreth orës 07:00 të mëngjesit, ai ka ndaluar automjetin e tij Audi (ndonëse i ishte pezulluar leja e drejtimit) para kazermës së karabinierëve në Cremona. Sapo një efektiv doli për ta pritur, i riu i ka thënë shkurtimisht: “Kam vrarë mamin tim. Në shtëpinë tonë”.

21-vjeçari, fëmija i vetëm i familjes, kishte punuar më parë si punëtor krahu, ndërsa së fundmi ishte punësuar si kamerier në një restorant në Rovato.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit