Kamarierët e Korçës ikin në bregdet, bizneset në vështirësi

Kamarierët e Korçës ikin në bregdet, bizneset…

Bizneset e shërbimit në qytetin e Korçës kanë nisur të ndjejnë vuajtjen e mungesës së fuqisë punëtore, pasi stafi i tyre ka lënë punën atje për t’iu drejtuar bregdetit.

Kjo lëvizje e fuqisë punëtore është thuajse e përvitshme, pasi pagesat që marrin në baret, restorantet apo hotelet e qyteteve bregdetare janë disa fish më të larta se ajo aktualja që kanë në qytetin juglindor. Por kjo gjë lë në vështirësi bizneset në Korçë, të cilave u krijohet boshllëk në staf.

Bizneset e kanë të vështirë zëvendësimin e punonjësve, kjo edhe për shkak të mungesës së të rinjve të aftë për shërbyer në qytet. E pavarësisht kësaj lëvizje të punëtorëve, bizneset e bregdetit ende nuk janë plotësuar me staf të mjaftueshëm.

Të vetmit që mbeten pa u prekur në juglindje nga kjo lëvizje e punonjësve janë bizneset private, ku pronarët punojnë vetë bashkë me të afërmit e tyre.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit