"Kamarieri” i Goxhobellit si “shoferi” i Mirlindës! Kush është drejtori matrapaz i Kadastrës?

“Kamarieri” i Goxhobellit si “shoferi” i Mirlindës!…

Kryeministri Rama paralajmëroi në konferencën rajonale “Nga Prona tek Progresi”, para dy ditësh, një “reformë të thellë me bashkimin e agjencive”, duke nënkuptuar bashkimin e ASHK me ATP (Agjencia e Trajtimit të Pronave) dhe agjenci të tjera ekzistuese. Në krah të tij, duke mburrur punën e ASHK, ishte drejtoresha Lorena Goxhobelli dhe në sallë manari i saj “kamarieri” Ardit Kasemi, drejtori fuqiplotë i Kadastrës për gjithë Shqipërinë.

Sipas Prapaskena, Rama nuk e di që problemi i ASHK-së dhe pronave të shqiptarëve, nuk janë agjencitë e shkëputura nga njëra-tjetra, as teknologjia e lartë që përdorin ato. Në çdo rast, pas kompjuterit, pas teknologjisë ka njerëz. Janë njerëzit që e bëjnë “Diellёn” të dalë keq. Ata e korruptojnë edhe atë.

Ardit Kasemi, është Drejtor i Drejtorisë së Kadastrës dhe Monitorimit të Titujve të Pronësisë për gjithë Shqipërinë. Praktikisht ka në dorë më shumë se “pronarja” e tij Lorena Goxhobelli, që e katapultoi në këtë post para 9 muajsh.

Krahu i djathtë i “shefes” habiti të gjithë habitatin e ASHK-së me emërimin në këtë pozicion kyç. Pa asnjë ditë eksperience në këtë institucion, ardhur nga pozicioni i një nëpunësi dytësor në Drejtorinë Rajonale të Sigurimit Shëndetësor, u vendos si “mbikëqyrësi” me portofol i kadastrës shqiptare.

Askush nuk kuptoi pse një tip pa asnjë background në këtë fushë, u soll për dore nga drejtoresha Goxhobelli, për t’i dhënë në duar çelësat e kadastrës.

Klani i “Shullanit të Dibrës” është shumë i fortë, thonë burimet te kadastra. Ata mposhtin edhe vetë Goxhobellin.

Ardit Kasemi është vëllai i Arbies Kasemit, krahut të djathtë të Gëzim Hoxhës, vëllait të ministrit të jashtëm Ferit Hoxha. Emri i Gëzim Hoxhës dhe i kompanisë kryesore të tij “First” gjendet në shumë faqe dhe fashikuj të dosjes së AKSHI-t. Aktiviteti i Hoxhës me kompanitë “First” dhe “Intelisoft” kanë një “tru” nga pas, inxhinierin elektronik Arbies Kasemi.

Klani “Kasemi” ka edhe një mburojës tjetër në sistemin e drejtësisë. Babai i Ardit dhe Arbies Kasemi është Hamit Kasemi, OPGJ në Prokurorinë e Përgjithshme, i emëruar nga Arta Marku, si rreth i ngushtë i saj, në 2018, në kohën kur kjo e fundit bëri qokat e fundit para largimit të saj. Kasemi, nga jurist te Spitali i Burgjeve, bëhet oficer i lartë në prokurorinë qendrore, duke ndihmuar edhe djemtë e tij në zanatet e tyre.

Ardit Kasemi në CV e tij fsheh eksperiencën e vetme dhe shumëvjeçare si kamarier i lokalit të njohur “Dreri” në hyrjen lindore të Liqenit Artificial.

Asnjë mungesë respekti për kamarierët, shoferët, recepsionistët apo infermierët. Janë punë të nderuara që shqiptarët i bëjnë me dinjitet. Por një drejtues i lartë në një vend delikat si është Kadastra, ka nevojë për eksperiencën më të mirë dhe profesionistët më të talentuar që në Shqipëri po largohen çdo ditë e më shumë prej meritokracisë “Kasemi”.

Lorena Goxhobelli, ka pjesën e saj në këtë emërim, sado të imponuar. Shkatërrimin e sektorit të Kadastrës nga “kamarier” Kasemi, ajo e ka përcjellë me të njëjtën padijeni, si Mirlinda Karçanaj, me shoferin e saj Daniel Shima, që e bëri nënkryetar të AKSHI-t.

Të dyja institucionet kyçe të vendit, ASHK dhe AKSHI, kanë të njëjtin stil pune, gra që s’dinë se ç’bëjnë burrat që i urdhërojnë. Dhe një fije që i lidh në mënyrë të padukshme siç janë vëllezërit Kasemi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit