Kamarierja del të ndjekë me vrap klientët që nuk paguan faturën, e marrin peng në makinën e tyre

Kamarierja del të ndjekë me vrap klientët…

Pamje të rënda të kamerave të sigurisë tregonin dje momentet kur një kameriere u mor peng dhe u sulmua nga pesë të dyshuar që ajo po ndiqte pasi nuk paguan faturën e tyre prej 70 dollarë.

Incidenti ndodhi në fundjavë në restorantin Nifty Fifty në New Jersey, kur tre burra e dy gra dolën nga restoranti pa paguar.

Pamjet e videove të sigurisë tregojnë kamerieren 20-vjeçare që nuk është emëruar publikisht, që vrapon prapa grupit duke i kërkuar paratë, para se ta tërheqin brenda makinës së tyre 20 Dodge Durango.

Një nga të dyshuarit shihej që vraponte teksa të tjerët u nisën me makinë bashkë me viktimën brenda saj. Policia ka publikuar videon duke bërë apel për identifikimin e të dyshuarve.

Mjeti i tyre kishte hyrë në autostradën Route 42, dhe më pas ishte kthyer drejt jugut, kur dhe kishin lëshuar jashtë pengun e tyre, njoftoi policia.

E reja e traumatizuar më pas arriti të kthehej në restorant dhe të thërriste policinë, pasi nuk kishte celularin me vete.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit