Kamarierja tërbohet nga turistët europianë, se i lanë vetëm 10% bakshish nga fatura 700$

Kamarierja tërbohet nga turistët europianë, se i…

Një kameriere në Nju Jork ka ndezur një debat në internet shprehet e pakënaqur me turistët europianë, që i kanë lënë një bakshish prej 10 për qind në një faturë prej 700 dollarësh. Pra vetëm 70 dollarë. 

Madison pretendoi se turistët vetë i ishin shprehur menaxherit të saj se shërbimi kishte qenë shumë i mirë, për aq para sa shpenzuan dhe ajo pretendonte të paktën 20 për qind bakshish. 

Në SHBA, kamarierët zakonisht presin një bakshish prej 15 deri në 20 përqind mbi faturën e përgjithshme për të kompensuar shërbimin e tyre.

Përdoruesit e Twitter më pas ndanë mendimet e tyre nëse bakshishi ishte i mjaftueshëm, me disa që e kuptonin zhgënjimin e kamarieres, por sigurisht edhe nga ata që mendonin se bakshishi ishte i mjaftueshëm. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit