Kamera kap momentin/ Fantazma e dënuar për të ecur shihet në autostradë

Kamera kap momentin/ Fantazma e dënuar për…

Pamje rrëqethëse janë ato që do të shikoni më poshtë, të filmuara nga William Church, nëdrsa po udhëtonte drejt rrugës shtetërore 87, e njohur gjithashtu si autostrada Beeline, në Arizona, SHBA kur vuri re një figurë të çuditëshme që ecte në anë të rrugës.

Meqë ishte rreth orës 2:30 të mëngjesit ishte e vështirë të kuptoje se kush mund të kishte ecur në rrugë në një orë të tillë, por Church kontrolloi pamjet e kamerës dhe konfirmoi se kishte vërtet diçka buzë rrugës.

Nuk kishte makina të tjera përreth dhe me sa duket askush tjetër rreth e rrotull, kështu që çfarë mund të ishte kjo shfaqje jonormale?

Ndoshta është fantazma e një autostopisti i dënuar të ecë përjetësisht nëpër rrugë, duke mos u marrë kurrë dhe duke mos u transportuar afër destinacionit të tij.

Nëse mendoni se është një fantazmë, atëherë nuk do të ishit i vetmi, pasi shumë njerëz që shikonin pamjet e frikshme thanë se e dinin se një pjesë e rrugës ishte veçanërisht e rrezikshme sidomos gjatë natës. Një person tha se një udhëtar në rrugë “pohoi se kishte marrë një autostop, emri i të cilit përputhej me dikë që u zhduk”.

Megjithatë, disa zëra të tjerë skeptikë sugjeruan se shfaqja fantazmë ishte ndoshta vetëm një dritë e reflektuar duke krijuar një ‘iluzion optik’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit