Kamerat e kapën duke u takuar fshehurazi me Taulant Ballën, Basha: Montazh qesharak

Kamerat e kapën duke u takuar fshehurazi…

Mbrëmjen e së mërkurës u publikua një video ku shihej të hynin në të njejtat ambjente kryetari i PD-së Lulzim Basha, dhe kreu i grupit parlamnetar socialist, Taulant Balla. Takimi mban datën 3 dhjetor 2022, pak para se në PD të niste lufta se kujt i takon selia dhe vula. Dyshohet se Basha dhe Balla janë takuar 45 minuta në ambjentet e një hoteli.

Mirëpo këtë video të publikuar, Basha e ka cilësuar si montazh qesharak dhe shpifës. Lidhja e Bashës me socialistët është e hershme, që nga takimi sekret që pati me amën, te shembja dhe kompesimi i pallatit të vjehrrit në bregdet si dhe tenderat që kunati i tij fiton nga Bashkia e Tiranës dhe jo vetëm.

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës” – ka thënë Basha nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit