Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur i riu vendos tritól në një lokal

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur i…

Një 28-vjeçar me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vendosur tritol në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autori i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës, 11.06.2020, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në një lokal në lagjen “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 28-vjeçari, me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj personit.

Zbradhja e ngjarjes dhe finalizimi i operacionit nga Komisariati i Policisë Nr 2 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në DVP Tiranë.

Sekuestrohen rrobat dhe biçikleta që autori ka përdorur gjatë kohës së vendosjes së lëndës eksplozive.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në  orët e para të mëngjesit të datës  11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ku në derën e lokalit të shtetasit A.B., shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga Specialistë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Specialistë për hetimin e krimit ndaj pronës dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Tiranë vijoi puna intensive për  zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, u bë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhej ngjarja, duke identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së eksplozivit.

Mbi provat e grumbulluara u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, ku gjatë operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar  F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale biçikletën, veshjet, një qese në të cilën ishte vendosur lënda eksplozive, atletet, sende këto të cilat autoi i kishte përdorur në kryerjen e veprës penale.

Materialet  do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Shkatërrm i pronës me eksploziv”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit