Kamerat e sigurisë zbardhën ngjarjen, si u zbulua se ishte infermierja ajo që zbrazi llogarinë e pacientit me Covid

Kamerat e sigurisë zbardhën ngjarjen, si u…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e infermieres Ronida Hysa e cila i vodhi portofolin pacientit që humbi jetën nga Covid si dhe i tërhoqi të gjitha paratë që ishin në bankë. ‘Abcneës’ ka siguruar dosjen e prokurorisë ku shpjegohet me detaje lëvizjet që ka kryer infermierja.

Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të një bankomati në QSUT kanë kapur në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor “një vajzë me flokë të kapura, që kishte probleme me të ecurën në këmbën e majtë që kishte kryer veprime me kartën e pacientit Kamber D.”.

Pas kësaj, prokurorët kanë administruar pamjet e kamerave të sigurisë së Infektivit ku në orën 07:53 duket duke dalë nga ambientet e spitalit e njëjta vajzë që është parë 7 minuta më vonë tek bankomati në QSUT.

Pasi kanë bërë krahasimet dhe kanë marrë regjistrimin e personave që ishin në shërbim në turnin e tretë tek Infektivi gjatë natës së datës 24 dhjetor, prokurorët kanë konstatuar se e dyshuara ishte pikërisht Ronida Hysi.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua pak kohë më parë në emisionin ‘Stop’ nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit si dhe pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit