Kamerat filmuan ekzekutorin e Behar Sofias, i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të errët

Kamerat filmuan ekzekutorin e Behar Sofias, i…

Personi që ekzekutoi Behar Sofian është filmuar nga kamerat e sigurisë që mbulojnë zonën, nga shtëpia e Behar Sofias, deri tekP Piramida, pranë të cilës ndodhi edhe ekzekutimi i 66-vjeçarit.

I veshur me kostum sportiv me ngjyrë të errët dhe me fytyrën e mbuluar, autori është pozicionuar dhe ka qëlluar dy herë me një pistoletë TT me silenciator. Si pasojë e palgëve të marra, Sofia ndërroi jetë. Në vendin e krimit janë gjetur dy gëzhoja.

Sot janë shoqëruar dhjetë persona, të afërm dhe familjarë të viktimës, të cilët kanë mohuar që Behar Sofia të ketë pasur konflikte apo kërcënime. Ata janë shprehur se 66-vjçari u ka thënë se do pinte një kafe, do blinte diçka dhe do kthehej sërish, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi.

Nga ana tjetër, prokuroria ka marrë në dorë edhe telefonin e viktimës. Deri më tani, nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit, nuk janë nuk janë konstatuar biseda të dyshimta apo me persona të përfshirë në botën e krimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit