Kamerat kapin autorin e atentatit në Vlorë, hodhi pakon në garazh dhe telekomandoi shpërthimin

Kamerat kapin autorin e atentatit në Vlorë,…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Vlorë, ku një biznesmen 33-vjeçar i identifikuar si Indrit Sadedini ra pre e një atentati me tritol. Për pasojë Sadedini u plagos rëndë, teksa mori dëmtime të rënda në të dyja këmbët. Pas atentatit, biznesmeni u dërgua me urgjencë te Spitali i Traumës. Ndërkohë pas ngjarjes janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati. Pas këqyrjes së tyre, bëhet e ditur se lënda plasëse u vendos nga një person me kapuç dhe u mbulua me karton që të mos dukej. Rreth 15 min se të ndodhte shpërthimi një person me kapuç në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që te mos binte në sy. Më pas ai është larguar i qete në këmbë, dhe ka shkuar në një vend pak më larg vendit ku hodhi lëndën plasëse dhe ka telekomanduar shpërthimin. Sadedini ka dalë nga garazhi dhe kur ka kaluar afër vendin ku ndodhi ngjarja,  lënda plasëse ka shpërthyer duke e plagosur rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit