Kamëz/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë 35-vjeçaren

Kamëz/ 23-vjeçari përplas për vdekje me makinë…

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Kamëz. Konkretisht në orët e para të mëngjesit, rreth 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, shtetasi me iniciale E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen me iniciale N. Z., rreth 35 vjeçe. Kjo e fundit si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në vend.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit