Kamëz| Gjendet i pajetë në hotel një shtetas italian

Kamëz| Gjendet i pajetë në hotel një…

Në një hotel të zonës së Kamzës është regjistruar një tragjedi. Mësohet se në ambientet  e një hoteli, është gjetur i pajetë italiani me inicialet A.S, 71-vjeç. Trupi pa shenja jete i shtetasit italian është konstatuar nga punonjësit e hotelit. Deri më tani është bërë me dije se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga një arrest kardiak. Në trup, i ndjeri nuk ka pasur shenja dhune, teksa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit