Kamëz| Motoristi humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, vdes në vend

Kamëz| Motoristi humb kontrollin dhe përplaset me…

Nja aksident tragjik me një viktimë ka ndodhur në Kamzë. Sipas njoftimit të policisë së shtetit aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Fushat”. Shtetasi me iniciale E.K, rreth moshës 30 vjeç ka qenë duke drejtuar motomjetin në momentin që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit