Kamikazi anglez s’pyet për rregulla: Parakalon si i fortë mbi bordurë

Kamikazi anglez s’pyet për rregulla: Parakalon si…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të drejtimit të rrezikshëm të një automjeti me targa angleze, gjatë rrugës nga Himara drejt Vlorës.

Sipas raportimit të tij, automjeti fillimisht ka kryer një parakalim të rrezikshëm gjatë rrugës nga Himara. Më pas, teksa qytetari ishte duke filmuar pamje të Lungomares së Vlorës, ka konstatuar të njëjtin automjet duke kryer sërish manovra të rrezikshme duke parakaluar mjetet e tjera dhe hipur mbi trafikndarëse.

Sipas mendimit tim, drejtuesi mund të ketë qenë një adoleshent ose një idiot i papërgjegjshëm“, shprehet qytetari.

Qytetari apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi manovra të tilla mund të rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit