Kamioni futet në det dhe shkarkon inerte në Golem

Kamioni futet në det dhe shkarkon inerte…

Një qytetar ka raportuar një episod shqetësues në bregdetin e Golemit, ku një kamion është filmuar duke hedhur inerte direkt në vijën ujore. Në pamje duket qartë mjeti i rëndë i futur deri në det, me koshin e ngritur, teksa shkarkon materialet ndërtimore në ujë.

Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në një zonë të frekuentuar, duke treguar mungesë të plotë kontrolli nga autoritetet përgjegjëse. Veprimet e tilla dëmtojnë ekosistemin detar, ndikojnë në erozionin e vijës bregdetare dhe ulin cilësinë e territorit që përdoret çdo verë nga mijëra pushues.

Banorët kërkojnë identifikimin e firmës që kryen këtë aktivitet dhe masa të menjëhershme për ta ndaluar. Ata theksojnë se nuk është rasti i parë që vërehen hedhje inertesh në zonë, ndërsa situata po përsëritet prej kohësh pa ndonjë ndëshkim të dukshëm.

Institucionet përkatëse nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit