Kamioni kryen parakalim të rrezikshëm, përplaset me trailerin në Elbasan

Kamioni kryen parakalim të rrezikshëm, përplaset me…

Edhe pse rruga nuk ka ndriçim dhe sinjalistika rrugore është jo e mjaftueshme, një kamion vendosi të kryente një parakalim të gabuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Nga manovra e gabuar, kamioni është përplasur me një tjetër mjet të tonazhit të rëndë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e quajtur Papër.

Kamioni u përplas më një trajler që vinte në korsinë tjetër. Nga përplasja, kamioni ka devijuar rrugë duke përfunduar në kanal. Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit