Kamioni me gurë dhe pa sponde sfidon sigurinë çdo ditë

Kamioni me gurë dhe pa sponde sfidon…

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një situatë të rrezikshme që përsëritet çdo ditë në zonën e Shëngjinit, konkretisht te Rana e Hedhun.

Sipas tij, një kamion që transporton gurë të mëdhenj qarkullon vazhdimisht pa masa sigurie pasi kamioni nuk ka sponde mbrojtëse në anën e pasme.

Qytetari thote se kjo situatë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve, pasi gurët mund të bien në rrugë dhe të shkaktojnë aksidente apo dëmtime.

Ai kërkon që rasti të bëhet publik dhe institucionet përkatëse të marrin masa për të parandaluar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Denoncimi i qytetarit:

Ky kamioni me gure ecen cdo dite ne shengjin Rana e hedhun Pa sponde  Rrezikojne Qytetaret  Bejeni puplike ANONIM

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit