Kamioni përpaset me autobusin në Maliq, lum aksidentesh në juglindje

Kamioni përpaset me autobusin në Maliq, lum…

Vendi ynë së fundmi është përfshirë nga një sërë aksidente masive, kryesisht në juglindje të vendit. Rasti më i fundit është shënuar në Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht. Mësohet se një autobuz është përplasur me një kamion, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë ka mbetur i bllokuar drejtuesi i autobusit, e për nxjerrjen e të cilit po punojnë forcat zjarrfikëse.


Dyshimet e para lidhen me faktin se aksidenti fatal ka ndodhur për shkak të vajit që hedhin ne rrugë karotrecat për të shtuar fitimet në punë.
Fatmirësisht, pasagjerët gëzojnë shëndet të plotë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Maliq/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit