Kamioni përplas sanitaren e Spitalit të Vlorës, 59-vjeçarja niset me urgjencë

Kamioni përplas sanitaren e Spitalit të Vlorës,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Spitalit Rajonal të Vlorës. Rreth orës 10:15, një kamion ka goditur një 59-vjecare, e cila ishte duke kaluar rrugën dhe po shkonte në spital, ku punon si sanitare.

Gruaja, e identifikuar si Novruze Bregaj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale, raporton gazetarja e Fax News, Afrovit Hysaj.

59-vjecare ka marrë disa dëmtime në trup, por më të rëndat i kishte në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak: Rreth ores 10:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në afërsi të spitalit Vlorë, një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit