Kampionati Botëror në Katar, dy këngëtarët që do të performojnë

Kampionati Botëror në Katar, dy këngëtarët që…

Janë bërë publike emrat e këngëtarëve që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar 2022.

FIFA bën me dije se këngëtarët që do të performojnë janë Maluma dhe Myriam Fares.“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Ftesa për hapjen e kampionatit është refuzuar nga Dua Lipa ku tha se nuk do të performojë në “Kupën e Botës” dhe se as nuk do ta ndjekë skuadrën e saj Anglinë, në Katar.

“Ka shumë spekulime se do të të performoj në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Unë nuk do të performoj dhe nuk kam qenë në negociata me asnjë platformë. Do të jem duke bërë tifo për Anglinë nga larg. Do të vizitoj Katarin kur të përmbushë të gjitha premtime që bëri për të drejtat e njeriut kur fitoi të drejtën për të pritur “Kupën e Botës”, ka shkruar Dua Lipa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit