Kampionati i futbollit rinis në 3 qershor pa tifozë – Të gjithë rregullat që do ndjekin skuadrat

Kampionati i futbollit rinis në 3 qershor…

Kampionati shqiptar i futbollit do të rinisë të mërkurën, 3 qershor. Gjatë ndjeshjeve, pa tifozë, skuadrat do të duhen të respektojnë protokollet shëndetësore të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit:

– Në stadium nuk do të lejohen më shumë se 165 persona, ku përfshihen futbollistët, ekipet teknikët, stafi i stadiumit dhe komentatorët. Asnjë prej tyre nuk është i detyruar të bëjë tamponin për Covd-19 para ndeshjes.

– Stadiumi do të ndahet në tre zona: fusha dhe zona teknike, tribuna dhe perimetri i stadiumit – në secilën zonë do të qëndrojnë vetëm një kategori e caktuar personash.

– Skuadrat duhet të përdorin disa autobuzë për të transportuar futbollistët duke zbatuar distancat mes tyre.

– Stafi shoqërues i futbollistëve duhet të jenë të pajisur me maska.

– Nuk do të lejohen më shumë se 10 gazetarë dhe 2 komentatorë, të vendosur nga 2 metra larg njëri-tjetrit në pozicione fikse.

– Nuk do të ketë intervista para, gjatë dhe në fund të ndeshjes.

– Në fillim të ndeshjeve nuk do të ketë ceremoni, fotografime apo shtrëngime duarsh.

– Gjatë ndeshjes do të jetë rrepëtsisht e ndaluar t’i afrohesh për të protestuar arbitrit.

– Ndeshjet do të zhvillohen çdo 3 ditë, për të përfunduar brenda korrikut të gjitha ndeshjet e mbetura. Finalja e Kupës do të zhvillohet me 2 gusht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit