Kampionati i minifutbollit starton të enjten, 130 ekipe të regjistruara në të gjithë vendin

Kampionati i minifutbollit starton të enjten, 130…

I konsideruar si loja më e bukur në botë, futbolli është pjesë e së përditshmes për shumë të rinj dhe jo vetëm.

Grupe njerëzish kalojnë shpesh kohën e lirë duke u organizuar vetë për zhvillimin e ndeshjeve mes tyre për aktivitet fizik, por edhe për të provuar emocionet e një gare sportive në fusha të ndryshme minifutbolli të njohura me zhargonin calcetto.

Federata Shqiptare e futbollit ka marrë përsipër ta shndërrojë këtë në një kampionat zyrtar me një sistem si të gjitha kampionatet e tjera. Lysjen Nurishmi, shefi i garës së futbollit 5×5 na tregon më tepër.

Secila skuadër që regjistrohet do të ketë një pagesë regjistrimi vjetore prej 30 mijë Lekësh. por si do të funksionojë ky kampionat?

Deri tani vetëm zona Tiranë ka arritur në 70 skuadra, ndërkohë që në rang kombëtar sipas FSHF janë regjistruar 130 ekipe për këtë sezon që starton ditën e enjte

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit