Kampionët e Kosovës humbin ndeshjen e Champions në tavolinë, shkaku është COVID-19

Kampionët e Kosovës humbin ndeshjen e Champions…

UEFA ka marrë një vendim shumë të debatueshëm, që përjashton kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit, nga mundësia për të ecur për para në Champions League.

Vendimi i organit europian të futbollit erdhi pasi ditën e djeshme, para se të luhej finalja e turnit paraeliminator midis Dritës dhe kampionëve të Irlandës së Veriut, Linfield, një pjesëtar i ekipit kosovar u gjet pozitiv ndaj COVID-19.

Sipas drejtuesve të Dritës, UEFA e ka dhënë të humbur ndeshjen 3-0 në favor të Linfield, dhe arsyeja  e vetme është “sepse ndeshja nuk ka mundur të shtyhet më shumë se tre ditë”, ndërkohë që autoritetet zvicerane, ku luhet ndeshja, kanë kërkuar 10 ditë karantinim për të gjithë ekipin nga Gjilani.

Drita përmes një deklarate ka shprehur të gjithë irritimin për një vendim të tillë, që shuan ëndrrën e saj në Europë, dhe premtojnë se do të dorëzojnë çështjen në duart e avokatëve.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit