Kampioni i UFC-së humb të atin për shkak të COVID

Kampioni i UFC-së humb të atin për…

Babai i Khabib Nurmagomedov, kampioni i UFC-së, ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Abdulmanap Nurmagomedov, trajner në UFC, u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Ai ishte i shtruar në një spital në Moskë, ndërsa pësoi një sulm në zemër, i cili i mori edhe jetën këtë të premte.

Lajmi është konfirmuar nga Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë dhe një mik i familjes.

Kjo është një goditje e rëndë për luftëtarin Khabib, për të cilin ishte parashikuar një ndeshje ndaj Justin Gaethje në muajin shtator.

Ndeshje që pas kësaj ngjarjeje vihet në dyshim serioz.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit