Kamzës, maturantët bllokojnë rrugën: Mund ta bojkotojmë testin e radhës

Kamzës, maturantët bllokojnë rrugën: Mund ta bojkotojmë…

Të pakënaqur me mënyrën sesi ishte hartuar teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë, ditën e sotme kanë protestuar edhe maturantët në Kamzë. Maturantët në Kamzë më pas do t’i bashkohen edhe protestës që bëhet tek Ministria e Arsimit.

Duke folur për mikrofonin e ABC News, të rinjtë thonë se protesta ka nisur në mënyrë të paparashikuar, dhe se ishte diçka spontane.

Një prej maturanteve tregon: “Ne menduam që të bashkoheshim me maturantët kudo, ku janë e ku s’janë dhe t’i mbështesnim. Protesta do ketë vetëm pese minuta bllokim trafiku, në rrugën kryesore që të lidh me veriu. Ndërsa,  pjesa tjetër do të zhvillohet në Tiranë, duke marshuar.”

Sa i përket testit të matematikës, të rinjtë thonë se që janë përgatitur, por presin që të jetë sërish “një telebingo”, po ashtu ata thonë se nëse shumica e matuarantëve do ta bojkotojnë provimin e radhës, ata do të bashkohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit