Kanabisi ‘pret kokën’ e shefit të Policisë

Kanabisi ‘pret kokën’ e shefit të Policisë

Një rast droge raportohet se ka sjellë shkarkimin nga detyra të shefit të Policisë së Vaut të Dejës, në Qarkun Shkodër.

Bëhet fjalë për Paulin Çupin, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar këtë komisariat.

Raportohet nga mediat, se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën ndaj kanabisit. Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e Policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.

Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit