Kanada/ Kamioni futet mes këmbësorëve, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Kanada/ Kamioni futet mes këmbësorëve, dy të…

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një kamion u përplas me ta në qytetin e vogël Amqui, në provincën kanadeze të Quebec. 

Shoferi 38-vjeçar fillimisht u arratis, por më vonë iu dorëzua autoriteteve, të cilat po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë, tha Hélène Saint-Pierre, zëdhënëse e Policisë Provinciale të Quebec (Sûreté du Québec, SQ). 

Të vdekurit janë burra të moshës rreth 70 dhe 60 vjeç, ndërsa dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Nuk dihet ende nëse shoferi i ka goditur me qëllim këmbësorët.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha në Twitter se “zemra e tij është me njerëzit e Amqui”, një qytet i vogël me rreth 6,000 banorë, 415 kilometra në verilindje të qytetit të Quebec. Incidenti fatal vjen një muaj pasi një shofer autobusi u akuzua për vrasje, pasi ai përplasi automjetin e tij në një qendër çerdhe në një periferi të Montrealit, duke vrarë dy fëmijë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit