Kanada/ Qeveria ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok në pajisjet e saj

Kanada/ Qeveria ndalon përdorimin e aplikacionit TikTok…

Kanadaja pretendon se Tik Tok cenon sigurinë kombëtare.

Otava njoftoi sot se po ndalon aplikacionin kinez TikTok, produkt i kompanisë kineze ByteDance, nga të gjitha pajisjet zyrtare të qeverisë kanadeze, me arsyetimin se paraqet rrezik për privatësinë e komunikimit dhe sigurinë kombëtare, raporton Reuters.

Vetëm pak ditë më parë Komisioni Evropian shpalli një vendim të ngjashëm ndaj TikTok, ndërkohë që ndalime të ngjashme tashmë janë në fuqi edhe në SHBA jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në nivel federal.

Me këtë vendim, një tjetër tension i shtohet marrëdhënieve kino-kanadeze që po kalojnë një periudhë jo fortë paqësore.

TikTok thotë, nga ana e tij, është “i zhgënjyer” nga ky vendim i cili, siç ankohet një përfaqësues i kompanisë kineze, është marrë “pa përmendur shqetësimet specifike të sigurisë në lidhje me TikTok dhe pa komunikim paraprak me kompaninë për të diskutuar çdo shqetësim.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit