Kanceri i prostatës mund të shërohet? Sa shpresa na japin shkencëtarët

Kanceri i prostatës mund të shërohet? Sa…

Shkencëtarët kanë zbuluar se një proteinë kryesore mund të jetë sekreti për trajtimin e pacientëve me kancer të prostatës me ilaçe që rrisin imunitetin te burrat.

Provat klinike kanë filluar me qëllimin për të lëshuar qelizat e bardha të gjakut që shkatërrojnë kancerin.

Edhe pse imunoterapitë kanë pasur rezultate mahnitëse kundër disa llojeve të sëmundjes deri më tani, kjo metodë nuk ka funsionuar kundër kancerit të prostatës dhe arsyeja është e paqartë.

Tani, studiuesit në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) dhe Spitalin Royal Marsden në Londër thonë se e kanë marrë përgjigjen – dhe kjo është një proteinë e quajtur CD38. Kanceri rrëmben qelizat e bardha të gjakut të quajtura qeliza B dhe manipulon ato për të bërë CD38. Kjo do të thotë që barnat që synojnë CD38 mund të lëshojnë fuqinë e sistemit imunitar në qelizat kancerogjene.

Ç’është më e rëndësishmja, ilaçe të tilla tashmë ekzistojnë dhe provat janë duke u zhvilluar.

Studiuesi Profesor Johann de Bono tha: “Ka shumë prova që kanceri i prostatës shkakton atë që ne e quajmë tolerancë imune dhe për ta mundur këtë ne do sjellim proteinën CD38.”

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm tek burrat – me 48,500 raste në vit dhe pothuajse 12,000 vdekje që mund të shmangen.

Daily Mail ka bërë një fushatë të gjatë për ndërgjegjësim, trajtim dhe diagnostikim më të madh të sëmundjes,dhe studimet e fundit mund të ndihmojnë në hapjen e rrugës për trajtime më efektive

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit