Kandidat në listën e Tom Doshit dhe i akuzuar për blerje votash, Ardian Nikulaj u ekzekutua nga dy persona

Kandidat në listën e Tom Doshit dhe…

Dy persona hynë në lokalin ku po qendronte Ardian Nikulaj, qëlluan mbi të me armë dhe u larguan. Kjo ishte në pak sekonda ngjarja e ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i vrarë një politikan dhe biznesmen, sipas dëshmitarve. Nikulaj ishte pronat i një resorti në zonën turistike Rana e Hedhun si dhe angazhohej edhe politikisht.

Në zgjedhjet e 21 prillit 2021, ai ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet me partinë e Tom Doshit. Asokohe, Nikulaj u akuzua nga kundërshtarët politik se po blinte vota në zona të ndryshme. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota.

Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 dhjetor 2006, me gjobë. Dyshohet se 50-vjeçari kishte ndryshuar edhe emrin në fillim të viteve 2000. Policia nuk ka ende të qartë rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se angazhimi i tij politik mund të jetë një nga arsyet e vrasjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit